“Prej sotit, besë, asnjëri nuk keni” – familjari i Auron Ferizit i drejtohet familjes Shallki pas aktgjykimit ne gjykatore
Pas shpalljes së dënimit prej 25 vjetësh burgim ndaj Egzon Shallkit për rastin që përfundoi me vdekjen e Auron Ferizit, në Gjykatën e Gjilanit janë regjistruar momente tensioni mes familjarëve të viktimës dhe familjes së të dënuarit. Në pamjet e publikuara nga Plus Televizion, një familjar i Auron Ferizit dëgjohet duke iu drejtuar familjes së…
Lajme
Pas shpalljes së dënimit prej 25 vjetësh burgim ndaj Egzon Shallkit për rastin që përfundoi me vdekjen e Auron Ferizit, në Gjykatën e Gjilanit janë regjistruar momente tensioni mes familjarëve të viktimës dhe familjes së të dënuarit.
Në pamjet e publikuara nga Plus Televizion, një familjar i Auron Ferizit dëgjohet duke iu drejtuar familjes së të akuzuarit me fjalë të ashpra dhe paralajmërime, transmeton lajmi.net.
“Prej sotit, besë, asnjëri nuk keni… Nëse jeni asi burra, dilni prej sotit! E di ku jeni tu nejt, e di ku jeni tu shku, krejt OK është!”, dëgjohet duke thënë familjari i Ferizit.
Ngjarja ka ndodhur pas vendimit të Gjykatës së Gjilanit, e cila e dënoi Egzon Shallkin me 25 vjet burgim për rastin tragjik që i mori jetën Auron Ferizit.
Rasti kishte ndodhur më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Auron Ferizi ishte goditur rëndë nga një veturë. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në kujdesin intensiv.
Vdekja e Ferizit kishte tronditur komunitetin, ndërsa vendimi gjyqësor është pasuar me reagime të forta nga familjarët e tij./lajmi.net/