Babai i Auron Ferizit kundërshton dënimin prej 25 vjetësh për Egzon Shaltin: Do ta çoj çështjen deri në Supreme

Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për dënimin me 25 vjet burgim të Egzon Shaltit, i akuzuar për vrasjen e rëndë të 20-vjeçarit në Viti. Ai e ka cilësuar vendimin të padrejtë, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të dënuarin dhe duke paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen deri në…

Lajme

20/10/2026 14:18

Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për dënimin me 25 vjet burgim të Egzon Shaltit, i akuzuar për vrasjen e rëndë të 20-vjeçarit në Viti.

Ai e ka cilësuar vendimin të padrejtë, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të dënuarin dhe duke paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Supreme.

“Ky është një vendim i padrejtë. Këtu duhet vetëm burgim i përjetshëm. Do ta vazhdoj të drejtën time deri në Gjykatën Supreme, nuk kam me lënë me kaq”, ka deklaruar Ferizi.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist, duke kundërshtuar dënimin e shqiptuar nga gjykata.

“Ti nuk mundesh me i mbytë pesë vetë, kjo është akt terrorist çka ka ndodhur”, ka thënë ai.

Ferizi ka pretenduar gjithashtu se i dënuari ka qenë i aftë t’i kuptonte veprimet e tij, duke kundërshtuar çdo vlerësim të mundshëm që do të mund të ndikonte në përgjegjësinë e tij penale.

“Ai i ka të gjitha aftësitë, derisa ka vozitë veturë i ka arsyet e din, është i aftë për çdo gjë”, ka deklaruar babai i viktimës.

Ndryshe, Egzon Shallti është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e rëndë, në rastin ku humbi jetën Auron Ferizi.

Ngjarja ndodhi në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, ku 21-vjeçari Shallti, duke drejtuar një veturë të tipit “Opel Insignia”, goditi disa karrige dhe pesë persona.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, Auron Ferizi ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /Lajmi.net/