Zbrazja e fshatrave rrezikon prodhimin bujqësor, Jegeni: Mungon sasia e produkteve vendore

Eno Jegeni nga “Vegetal Export” theksoi faktin që zbrazja e fshatrave ka ulur inputin e prodhimeve bujqësore. “Sa më shumë njerëz të cilët ikin nga fshati drejt qyteteve më të mëdha për të punuar, për të gjetur një punë apo një jetë më të mirë në qytete, sigurisht që ndikon negativisht në inputin e prodhimeve…

Lajme

20/10/2026 14:33

Eno Jegeni nga “Vegetal Export” theksoi faktin që zbrazja e fshatrave ka ulur inputin e prodhimeve bujqësore.

“Sa më shumë njerëz të cilët ikin nga fshati drejt qyteteve më të mëdha për të punuar, për të gjetur një punë apo një jetë më të mirë në qytete, sigurisht që ndikon negativisht në inputin e prodhimeve të produkteve bujqësore”, tha ai.

E në kohën kur tashmë fermat tradicionale janë në ikje dhe se bujqësia po urbanizohet është problem edhe sasia e produkteve.

Ai tha se mungon sasia e duhur e produkteve vendore për të cilat kanë nevojë tregjet e huaja, duke potencuar se kjo situatë i ka vënë në një rrezik.

“Nuk është më tepër çështje cilësie, sesa është çështje sasie, sepse mungon sasia e duhur e produktit ushqimor që kanë nevojë shtetet e ndryshme dhe tregun në përgjithësi për këto dhe kjo na vënë një rrezik. Shtetet duhet të punojnë, të gjitha shtetet duhet të punojnë më shumë për rritjen e sigurisë ushqimore, sasiore dhe cilësore. Sepse vetëm kështu ne mund të bëjmë ballë çfarëdo lloj krize të mundshme që qoftë klimatike apo gjeostrategjike, çfarë ndodh në botë”, tha ai, në kuadër të Samitit për Ballkanin.