Përparim Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Këtu e di që kemi demokraci
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se në parti duhet të ketë demokraci dhe zgjedhje të lira. I pyetur se si është pritur nga partia shpallja e kandidaturës së tij, Rama u përgjigj, raporton lajmi.net “Këtu e di që kemi demokraci, a…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke theksuar se në parti duhet të ketë demokraci dhe zgjedhje të lira.
I pyetur se si është pritur nga partia shpallja e kandidaturës së tij, Rama u përgjigj, raporton lajmi.net
“Këtu e di që kemi demokraci, a po? Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Sa i përket asaj nëse kandidaturën e tij e ka diskutuar paraprakisht me strukturat e partisë, Rama tha se kjo çështje ishte diskutuar që në muajin janar.
“Kemi pas moti në janar”, tha ai.
Ndërkohë, më 30 korrik, Lumir Abdixhiku u rikonfirmua në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës./Lajmi.net/