Shikojeni këtë statistikë katastrofale të Guardiolës
Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka pësuar humbjen e tretë radhazi në ligë për herë të parë në karrierën e tij.
Sport
Pep Guardiola po kalon në një formë shumë të keqe në ndeshjet e fundit me Bayernin.
Ai e realizoi dhe humbjen e tretë radhazi në ligë, gjë kjo që ndodh për herë të parë në karrierën e tij.
Por, nëse e llogarisim edhe eliminimin nga Dortmundi në Kupë të Gjermanisë dhe humbjen nga Barcelona në Ligë të Kampionëve, atëherë statistikat thonë se Guardiola ka pësuar pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.