Presidenti rrëzohet duke ia dhënë titullin shqiptarit (Video)

Shefi i Federatës së Futbollit të Australisë, 84 vjeçari Frank Lowy është rrëzuar teksa ishte duke u futur në skenë për t’i dhënë titullin skuadrës së Melbourne Victoryt, aty ku lojtari kryesor është Besart Berisha.

Sport

17/05/2015 16:07

Besart Berisha ka shënuar golin që e ka bërë skuadrën e tij kampion të Australisë, në takimin që u zhvillua kundër Sydneyt.

Dhe, në momentin kur ai dhe skuadra e tij ishte duke u përgatitur për ta ngritur trofeun në qiell, ndodhi diçka e papritur.

Shefi i Federatës së Futbollit të Australisë, Frank Loëy është rrëzuar nga skena teksa ishte duke u përgatitur për të prezantuar trofeun e A-League në AAAMI Park, por për fat të mirë ai kaloi pa lëndime serioze.

YouTube player
YouTube player
YouTube player