Sot vazhdon seanca plenare
Sot vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila dje u la përgjysmë për shkak të mungesës së kuorumit.
Lajme
Në vazhdimin e kësaj seance pritet të shqyrtohen disa projektligje, siç është ai për Maturën Shtetërore, peticioni për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, çështja e arsimit në Luginën e Preshevës dhe disa projektligje të tjera.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së mërkurës nuk arritën që të votonin për projektligjin për Festat Zyrtare, për shkak të mungesës së kuorumit.