Panucci: Kështu eliminohet Reali
Ish mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci beson se Juventus ka kualitete të nevojshme për ta mposhtur gjigantin spanjoll në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Ish mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci ka thënë se Juventus ka kualitete të nevojshme për ta mposhtur gjigantin spanjoll në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bianconerët janë nikoqir sonte në duelin e parë në Torino dhe Panucci pret një betejë të fortë.
“Në ndeshje si kjo dallimin shpeshherë e bënë një episod”, deklaroi Panucci për mediat italiane.
“Real Madrid ka kualitete të mëdha, por edhe Juventus ka pikët e forta, mbrojtjen, kualitetet në kundërsulm. Duhet t’i shfrytëzojë të gjitha, kështu eliminohet Reali”, u shpreh ai.