Chelsea kërkon Mirandan
Skuadra e Chelseas është duke shikuar që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Joao Miranda.
Sport
Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, Daily Mirror, mësojmë se Chelsea është duke shikuar të tranferojë një mbrojtës tjetër të Atleticos.
Miranda ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Atleticon, dhe nuk është befasi nëse ai largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.
Kështu, Mourinho dëshiron të forcojë edhe më shumë fazën defanzive të skuadrës së tij, dhe pritet të luftojë për të transferuar brazilianin gjatë kësaj vere.