Marok, vdesin mbi 30 veta pas përplasjes së autobusit me cisternën

Në një fatkeqësi komunikacioni, përplasje të një autobusi me një kamion, në afërsi të qytetit maroken Tan-Tan, kanë mbetur të vrarë të paktën 31 persona, shumica e të cilëve ishin atletë të rinj.

Bota

10/04/2015 15:55

Shumë prej viktimave vdiqën nga zjarri që shpërtheu përnjëherësh kur autobusi u përplas me një cisternë nafte, raportojnë autoritetet marokene, njofton BBC, transmeton lajmi.net

Aksidenti thuhet të ketë ndodhur në rrugën midis kryeqytetit, Rabat, dhe Laayoune, e cila është në Saharanë Perëndimore.

Shumica e udhëtarëve në autobus ishin nxënës të shkollave të mesme që ishin nisur për të marrë pjesë në një garë sportive kombëtare, njoftoi faqja e lajmeve lokale Le360.ma.

Aksidentet rrugore në Marok janë në rritje, pasi gjatë 15 vjetëve të fundit është dyfishuar numri i marokenëve që posedojnë vetura, raporton Reuters.

Mesatarisht në këtë vend afrikan për çdo ditë, në komunikacion vdesin rreth dhjetë veta. /lajmi.net/