Daka: Vendi është në një rrugë pa kthim, situata aktuale më e keqe edhe se ajo e vitit 1999

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një situatë më të rëndë se në periudhën e pasluftës. Daka, në një deklarim në TV Dukagjini, ka thënë se vendi është në një “rrugë pa kthim” dhe se situata aktuale është më e keqe edhe se ajo e vitit 1999.…

Lajme

11/09/2026 14:38

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një situatë më të rëndë se në periudhën e pasluftës.

Daka, në një deklarim në TV Dukagjini, ka thënë se vendi është në një “rrugë pa kthim” dhe se situata aktuale është më e keqe edhe se ajo e vitit 1999.

“Në lirisht mund të themi që Kosova është në një rrugë pa kthim. Në një situatë, të cilën nuk ka qenë as pasluftës. As në vitin 1999 nuk ka qenë situata më e keqe. Është më keq. Sepse atëherë bile e kemi pas mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtar, që kanë qenë sponsor të këtij shteti. Tash duket që nuk e kemi më as përkrahjen e tyre. Që është e logjikshme sepse tash dy vite, shteti është në kolaps, nuk kemi institucione, nuk kemi president. Nuk dihet se çka do të ndodh nesër, apo pas datës 16 shtator”, ka deklaruar Dakaj.