Super-vetura e Indisë me 750 kuaj-fuqi

Duket si një anije kozmike në pamje, por nëse mund të arrijë shpejtësinë prej 320kmh atëherë kjo veturë mbetet madhështore.

Auto & Tek

05/04/2015 19:23

Ekonomia e Indisë është duke pasur një rritje të shpejtë, që do të thotë se është koha për të krijuar më shumë super-vetura!

Mean Metal Motors është duke u përpjekur që të krijojë këtë veturë. Kjo super-veturë ekziston vetëm në letër dixhitale për momentin, por nëse do të prodhohej, fuqia e saj do të vinte nga një motor i Mercedes 4.0 litërsh turbo-binjak V8 që është në gjendje të prodhojë 500 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Vetura më pas do të çiftëzohej me motorë elektrik që do të ofronin së bashku gjithsej 750 kuaj-fuqi.

Sipas Mean Metal Motors shpejtësia maksimale e veturës M-Zero është 320kmh, ku në vetëm 3 sekonda do të arrinte në 98kmh.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e këtij koncepti:

476181 476184 476185 476186 476187 476189 476190 476192 476193 476194