Mediat serbe të revoltuar me skuadrën e tyre

Mediat serbe kanë qenë shumë të revoltuar me humbjen ndaj Portugalisë, duke shkruar tituj të ndryshme në artikujt e sotëm të sportit.

Lajme

30/03/2015 16:23

Pas humbjes kundër Portugalisë, Serbia ka vetëm një pikë dhe i ka shuar gjasat për një kualifikim në Euro 2016.

“Mrekulli: Në të gjithë Evropën, vetëm dy skuadra kanë më pak pikë se e jona” shkruan Blic duke theksuar se këto dy skuadra janë Gjibraltari dhe Andorra”.

Madje “Blic” u kujton “shqiponjave” serbe se të paktën këto skuadra kanë shënuar të paktën nga një gol.

“ Vlen të themi se edhe Gjibraltari e shënoi të dielën një gol. Është një kombëtare që ka në skuadër një polic dhe një gjykatës”, ironizon “Blic”.