Khedira: E dua Realin, vështirë të largohem
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira ka pranuar se do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Sami Khedira do të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me gjigantin spanjoll.
Por, ai ka pranuar se do ta ketë shumë të vështirë t’i thotë lamtumirë klubit nga Santiago Bernabeu.
“E dua Real Madridin, do të jetë vështirë të largohem nga ky klub”, deklaroi Khedira për të përditshmen sportive madrilene “Marca”.
“Do të jap gjithçka për këtë fanellë, deri në ditën e fundit të kontratës time, që askush nuk ka dyshim se është kjo”, u shpreh ai.