James po vjen (Foto)
James Rodriguez ka bërë të ditur se është gjithnjë e më afër rikuperimit nga lëndimi, ndërsa iu ka bashkuar ekipit në stërvitje të martën.
Sport
James Rodriguez ka njoftuar se ka bërë edhe një hap të madh drejt rikthimit nga lëndimi.
Ylli i Real Madridit ka stërvitur sot së bashku me një grup të bashkëlojtarëve.
James mungon nga fillimi i shkurtit kur u operua pas frakturës në këmbë, lëndim të cilin e pësoi në fitoren 2:1 ndaj Sevillas.
“Çdo ditë jam më afër, super i motivuar”, ka shkruar James në Twitter.