1+1 për Alvesin
Barcelona ka bërë gati ofertën e fundit për mbrojtësin Dani Alves. Atij i është ofruar kontratë e re njëvjeçare me mundësi të vazhdimit për një stinor tjetër.
Sport
Barcelona dhe Dani Alves ende nuk kanë sqaruar bashkëpunimin e tyre.
Mbrojtësi brazilian do të jetë futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe, së fundmi vazhdojnë të qarkullojnë shumë spekulime rreth asaj se ku mund të qëndrojë e ardhmja e tij.
Mirëpo, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka ofruar atij kontratë të re njëvjeçare, me mundësi të vazhdimit për edicionin 2016/17.