Militantët e ISIS-it vishen me rroba grash për t’i shpëtuar forcave irakiane (Foto)
Forcat irakiane thonë se kanë zënë shumë militantë të ISIS-it të veshur me rroba grash, të cilët në këtë formë kishin shpresuar t’i shpëtojnë kapjes nga forcat ushtarake irakiane, pas marrjes nën kontroll të zonave të kontrolluara më parë në Shteti Islamik.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/a189.jpg)
Bota
I veshur me jelekë të brendshëm, ndoshta ky nuk është xhihadisti që jemi mësuar të shohim.
Gazeta angleze Mirror shkruan se në fakt, ai është një luftëtarë i Shtetit Islamik, i cili duke rruar mjekrën dhe lënë vetëm mustaqet me gjasë kishte menduar se do të dukej si irakian i zakonshëm, por në fund nuk kishte besuar se edhe kjo do ta shpëtoj dhe ishte veshur si grua, transmeton lajmi.net.
Forcat irakiane thonë se ai është vetëm një nga shumë ushtarët e ISIS të cilët janë veshur si gra për t’i shpëtuar kapjes gjatë betejave në veri të vendit.
Janë një seri fotografish të postuara në rrjetin socila Instagram ku përveç veshjes, militantët e ISIS shihen teksa kanë hequr mjekrat, dhe të kenë vendosur grim duke i ngjyrosur edhe buzët e sytë, vetëm që të duken si femra.
Ministri irakian i Mbrojtjes Khaled al-Obedi tha se beteja për të rimarrë qytetin kryesor Tikrit mund të jetë një pikë kthese në luftë.
ISIS është e ka mbrojtur zonën me bomba të vendosura anë të rrugës dhe sulme vetëvrasëse, por një fuqi e 20.000 ushtarëve dhe milicëve irakianë vazhdojnë të shënojnë përparime në beteja. (lajmi.net)