Mot i lig dhe përmbytje në Angolë, 62 të vdekur

Së paku 62 persona, më shumë se gjysma e tyre fëmijë, kan humbur jetën në motin e lig dhe përmbytjet në Angolë.

Lajme

12/03/2015 23:50

Sipas njoftimeve të shërbimit për shpëtim të këtij shteti afrikan, moti i lig goditi qytetin Lobito, rreth 500 kilometra në jug të qytetit Luanda, njofton agjencia e lajmeve AFP .

Në mesin e viktimave janë 35 fëmijë, njoftuan zyrtarët angolezë.

Vende – vende lartësia e ujit që ka përmbytur këtë qytet ka arritur deri në 3 metra.