Ku do të jetë Zanfina për ditën e mësuesit?

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka vendosur që për ditën e mësuesit të jetë pranë shqiptarëve në Gjermani. Kështu të paktën ka bërë me dije vetë këngëtarja

ShowBiz

02/03/2015 18:00

Tashmë të gjithë këngëtarët i kanë të ndara vendet se ku do të jenë për ditën e mësuesit, 7 marsin.

E ajo për të cilën e dimë konkretisht se ku do të jetë është Zanfina Ismaili. Sipas burimeve të lajmi.net, këngëtarja Ismaili do të jetë pranë publikut të vet në Manheim të Gjermanisë.

Në ditët në vazhdim do ju tregojmë se ku do të jenë edhe emrat tjerë të njohur të skenës sonë. Lajmi.net