Falcao bëhet bashkë me një shqiptar
Radamel Falcao nga edicioni i ardhshëm mund të jetë bashkëlojtar me Shkodran Mustafin. Sulmuesi kolumbian është objektiv i Valencias, për afatin kalimtar të verës.
Sport
Radamel Falcao nuk do të mbetet në Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.
Red Devils kanë dhënë indikacione se nuk planifikojnë ta shfrytëzojnë opsionin për blerjen e yllit kolumbian, pas skadimit të periudhës së huazimit nga Monaco.
Andaj, Falcao – i cili nuk dëshiron të luajë më në Monaco – është i detyruar të kërkojë një klub të ri.
Dhe, “ESPN” ka publikuar një skenar të befasishëm që parasheh rikthimin e Falcaos në La Ligë.
Jo në Real Madrid, klub që e kërkoi shumë në vitet e shkuara, por tek Valencia ku do të bëhej bashkëlojtar me mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.