Messi, çfarë ke me penallti? (Video)

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka hyrë në krizë sa u përket ekzekutimit të penalltive duke humbur katër nga shtatë tentimet e fundit.

Sport

25/02/2015 09:16

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ylli i Barcelonës ka shkëlqyer me paraqitjet e tij deri më tani gjatë këtij viti, por ekziston një problem.

Argjentinasi humbi një penallti në qastet e fundit të takimit me Manchester Cityn në Etihad të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dhe, fakti brengosës për gjigantin katalan është se Messi ka hyrë në krizë sa i përket konkretizimit të penalltive.

Ai humbi penalltinë e katërt nga shtatë sa ka ekzekutuar me Barcelonën në të gjitha garat e këtij sezoni.

YouTube player