Ja çfarë thotë Zanetti për Shaqirin
Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka thënë se me blerjet që ka bërë Interi kohëve të fundit, sidomos Shaqirin dhe Podolskin, ka treguar shumë mirë se dëshiron të krijojë një skuadër të fortë.
Sport
Blerjet e reja të Interit janë duke treguar faktin se skuadra Nerazzurë dëshiron të krijojë një ekip të fortë, gjithnjë sipas fjalëve të legjendës, Zanettit.
“Blerjet e reja? Lojtarët që kanë arritur këtu janë shumë të rëndësishëm dhe tregojnë faktin që Interi po tregon se dëshiron të krijojë një skuadër të fortë”.
“Duam të renditemi sa më mirë në Serie A, që të kemi një vend në garat Europiane”, përfundoi Zanetti fjalët e tij për inter.it.