Dortmund ‘mban’ Reusin

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ende beson se ylli i ekipit, Marco Reus, mund të mbetet në klub edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

29/01/2015 20:56

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke beson se klubi “ka shans” të mbajë yllin Marco Reus.

Pavarësisht problemeve me lëndime këtë sezon, Reus mbetet një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë me gjigantë si Real Madrid dhe Bayern Munich, të gatshëm ta mirëpresin në verë.

Mirëpo, Watzke beson se klubi ka ende shanse që të mbajë Reusin në Dortmund.

“Ende besoj se kemi shans të mbajmë Marcon në klubin e qytetit të tij të lindjes”, deklaroi Watzke për “SZ”.

Mirëpo, të kundërtën e mendojnë Real Madrid, Bayern Munich e disa klube të tjera të mëdha evropiane.