Toure i Interit
Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka bindur mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Toure që t’i bashkohet Nerazzurrëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Pas transferimit të Xherdan Shaqirit, Lukas Podolskit e Marcelo Brozovic, Inter ka gjetur një përforcim të ri, një yll të madh për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, trajneri Roberto Mancini ka bindur mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Toure që t’i bashkohet Nerazzurrëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Mancini e kishte futbollist Touren gjatë kohës sa ishte në drejtim të Citizens, dhe mund ta ketë sërish nën urdhrat e tij në Giuseppe Meazza.
Toure ka pagë të madhe në Etihad, mirëpo duket se do ta pranojë Interin me kusht që t’i ofrojë kontratë afatgjate deri në vitin 2019.