Lucas Silva arrin sot në Madrid
Lojtari i Sao Paulos, Lucas Silva pritet të arrijë sot në Madrid ku dhe do të nënshkruajë kontratë zyrtare për transferimin e tij te skuadra e Real Madridit.
Sport
Mesfushori i Sao Paulos do të arrijë në ora 14:00 në Madrid gjatë ditës së sotme.
Nesër ai do të ketë një ditë mjaft të madfhe pasi do të shkojë në spitalin Sanitas-La Moraleja për të kryer testet mjekësore te skuadra e Realit.
Pasi ti kalojë testet mjekësore, ai do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e Los Blancos që do të mbajë atë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2020.
Ai mund ta bartë numrin 21 në fanellën e tij që është i zbrazët që nga largimi i Moratas, ose numrin 22 që është i zbrazët që nga largimi i Di Marias.