Vdekje e dyshimtë në Brezna të Dragashit
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash. Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një grua është sjellë e vdekur. Policia ka nisur hetimet. “Fsh. Brezna, Dragash 01.05.2024-15:55. Nga QKMF është raportuar se është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa…
Lajme
Një vdekje e dyshimtë është duke u hetuar nga policia në Dragash.
Sipas policisë, nga QKMF-ja në Dragash është raportuar se një grua është sjellë e vdekur.
Policia ka nisur hetimet.
“Fsh. Brezna, Dragash 01.05.2024-15:55. Nga QKMF është raportuar se është sjell pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.