BE-ja kundër likuidimit të “Trepçës”, Kosova nuk e do as në dialog

Brukseli, që është ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, ka kërkuar të shmanget çdo përshkallëzim dhe devijim i mëtejmë sa u përket dilemave rreth “Trepçës”.

Lajme

21/01/2015 08:07

Zyrtarë nga kryeqendra evropiane, teksa kanë përmendur mundësitë për shmangien e likuidimit të “Trepçës”, janë shprehur se ligji i ri i miratuar në Kuvend jep kohë për adresim të duhur të kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne po e përcjellim për së afërmi gjendjen. Është e rëndësishme të shmanget ndonjë përshkallëzim i mëtejshëm dhe devijim i gjendjes. Ekzistojnë mundësi të ndryshme për shmangien e likuidimit të Trepçës”, ka thënë për gazetën Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

“Është mirë që ligji i ri i adaptuar dje në Kuvend në Prishtinë jep pak kohë për adresim të çështjes”.

Ndryshimet që janë bërë në këtë ligj i japin fillimisht AKP-së edhe 18 muaj afat shtesë për të bërë gati vizionin për “Trepçën”.