Serbia cenon sovranitetin duke i mbledhur borxhet e rrymës në veri të Kosovës
"Elektroprivreda Srbije" po i mbledh borxhet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Energjia elektrike që prodhohet nga Korporata Energjetike e Kosovës u është falur katër komunave me shumicë serbe tash e 15 vjet.
Lajme
KEK-u e as KEDS-i (tash KESKO si furnizues i vetëm publik) nuk kanë arritur të inkasojnë asnjë cent për energjinë me të cilën e kanë furnizuar atë pjesë të Republikës së Kosovës.
Për më tepër, tash e një kohë të gjatë “Elektroekonomia e Serbisë” është duke i inkasuar paratë që në kushte normale do të duhej t’i inkasonte KESCO, si furnizues publik i Kosovës.
“Elektrodistribucioni i Mitrovicës” po vazhdon t’i mbledhë borxhet e energjisë elektrike në katër komunat veriore me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të rritet pagesa e energjisë, pasi këtë e kërkon kompania shtetërore e Serbisë “Elektroekonomia serbe”.
“Në Kosovë thonë se kjo e cenon sovranitetin. Qytetarët e Kosovës i kanë faturat më të shtrenjta pasi Qeveria dhe Kuvendi kanë vendosur që rrymën me të cilën e furnizojnë veriun t’ia faturojnë qytetarit të Kosovës”, shkruan Koha Ditore.