Mediat malezeze: Ballisti provokoi edhe Malin e Zi

Ballist Morina, tifozi që valoi dronin mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, akuzohet se ka provokuar edhe Malin e Zi.

Sport

16/01/2015 21:11

Ballist Morina, shqiptari që mori përsipër të ngrejë dronin mbi Beograd kur luhej ndeshja Serbi – Shqipëri më 14 tetor, ka provokuar edhe Malin e Zi.

Së paku kështu shkruajnë mediat malazeze, sipas të cilave Ballisti ka qenë në Koshare të Malit të Zi, ku dhe ka bërë edhe disa fotografi, raporton “Albeu.com”.

Në këto fotografi “Ballisti demonstron forcën e tij”, shkruajnë mediat malazeze. Ballist Morina ka shpërndarë në Facebook një fotografi të realizuar në Kolashin të Malit të Zi.