Man Utd interesohet për Ramos
Skuadra e Manchester United raportohet se dëshiron shërbimet e anëtarit të Real Madrid, Sergio Ramos, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e tij.
Sport
Mbrojtësi spanjoll ka kaluar formë fantastike sidomos në dy edicionet e fundit dhe është një nga lojtarët kryesor të Los Blancos.
Sipas mediave, Djajtë e Kuq kanë gati plotë 40 milionë funte për ish-anëtarin e Sevillas, i cili ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Los Blancos sezonin e kaluar.
Ramos ka shprehur disa herë dëshirën për ta mbyllur karrierën te Reali, por së fundmi interesimi nga Arsenal e Manchester United mund t’i ndryshojnë mendjen.