Sulmohet zyrtari policor gjatë detyrës, personi i shkakton lëndime trupore gjatë kontrollit

Një i dyshuar pasi është ndaluar nga policia e vendit, në kontroll të rregullt rutinore, në motoçikletën e tij i është gjetur një thikë. Personi i dyshuar duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24…

Lajme

08/05/2024 08:25

Një i dyshuar pasi është ndaluar nga policia e vendit, në kontroll të rregullt rutinore, në motoçikletën e tij i është gjetur një thikë.

Personi i dyshuar duke mos i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Prishtinë  07.05.2024-14:40.  I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar  motoçikletën,  është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos  i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.” /Lajmi.net/