Zyrtare: Chelsea e shet Torresin te Milani
Skuadra e Chelseas tashmë edhe në mënyrë zyrtare është pajtuar që ta shesë sulmuesin spanjoll, Fernando Torres te skuadra e Milanit.
Sport
Gjithçka është konfirmuar – Torres tashmë është lojtar i Milanit, pasi rosonerët kanë blerë kartonin e plotë të tij.
Sidoqoftë, kjo blerje është bërë sa për sy e faqe, pasi Torres do të shkëmbehet me Cercin te skuadra e Atrletico Madridit.
Torres ishte i huazuar te Milani nga Chelsea, mirëpo rosonerët tashmë kanë blerë kartonin e plotë të tij.