Moyes: E dua Januzajn

Trajneri i Real Sociedadit, David Moyes, ka pranuar se është i interesuar për transferimin e disa futbollistëve në formë huazimi gjatë janarit. E në mesin e tyre besohet të jetë edhe Adnan Januzaj.

Sport

16/12/2014 19:16

David Moyes ka pranuar se do të jetë i interesuar të transferojë përforcime në formë huazimi në Real Sociedad, gjatë afatit kalimtar të janarit duke shtuar mundësinë që Adnan Januzaj të ribashkohet me të në Spanjë.

Mesfushori i Manchester Unitedit spekulohet se do të largohet nga Old Trafford gjatë janarit pasi nuk është duke zënë vend në ekipin e menaxherit Louis van Gaal.

Dhe, ish menaxheri i tij nga United, Moyes, është i interesuar për transferimin e tij në Sociedad.

I pyetur rreth mundësisë së përforcimeve në janar, Moyes u përgjigj: “Presidenti ka qenë shumë i mirë me mua dhe ai do të më lejojë të shoh se çfarë mund të bëj. Synimi im është të hyjmë në treg në kërkim të disa futbollistëve në formë huazimi. Nëse mund ta përforcoj ekipin dhe t’i ngriti të gjithë, do të mundohem ta bëj”.