De Gea e dëshiron titullin e Premier Ligës
Heroi i Manchester United, portieri David De Gea është shprehur shumë optimist për të ardhmen e skuadrës së tij, duke thënë se synon që të fitojë titullin e Premier Ligës.
Sport
Manchester United ka gjasa që në këtë sezon të fitojë titullin e Premier Ligës, gjithnjë sipas portierit David De Gea.
“Ne duhet të shkojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje”, tha David De Gea për Sky Sports, pas ndeshjes me Liverpoolin.
“Ne dëshirojmë të jemi në vendin e parë të Premier Ligës, mirëpo për të arritur këtë gjë ne duhet të punojmë shumë dhe të luajmë në këtë mënyrë”.
“Natyrisht, jam shumë i lumtur me tre pikët e fituara në takimin ndaj Liverpoolit”, përfundoi De Gea.