Fitore për Chelsean dhe Cityn (Video)
Chelsea dhe Manchester City kanë shënuar fitore në ndeshjen kundër Hull Cityt respektivisht Leicesterit.
Sport
Chelsea ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Hull Cityt me rezultat 2-0. Hazard në minutën e 7’ shënoi golin e parë për Blutë, para se Diego Costa në minutën e 68’ të dyfishojë epërsinë e Chelseas.
Manchester City ka shënuar fitore minimale në udhëtim te skuadra e Leicester. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lampard në minutën e 40’.
Chelsea vazhdon të kryesojë në tabelën e Premier Ligës me 39 pikë, tre më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë dhe që është ndjekësi i vetëm i Bluve.
Video