Neymar shpjegon festimin e golit
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, shpjeguar se festimi i golit ndaj Paris Saint-Germain kishte të bënte me një bast me një shok.
Sport
Pasi shënoi golin e avantazhit 2:1 ndaj Paris Saint-Germain, sulmuesi i Barcelonës, Neymar, bëri një gjest të zhytjes, i cili nga disa u interpretua si ngacmim për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili ishte akuzuar për simulim në ndeshjen e fundjavës së shkuar kundër Celta Vigos.
Mirëpo, ylli brazilian ka publikuar një video në Instagram duke shpjeguar se festimi i tij kishte të bënte me një bast me një shok.
Në rast se Neymar do të shënonte gol, shoku i tij do të duhej të zhytej në pishinë gjatë natës.
Dhe, pikërisht kështu ndodhi. Andaj, Ronaldo mund të rri shlirë, Neymar nuk e kishte me të.