Goli i Welbeckut, fitorja e Arsenalit (Video)
Arsenali shënoi fitore në udhëtim te West BromWich Albion në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë, me rezultat 1:0, falë golit nga Danny Welbeck.
Sport
Arsenali shënoi fitore minimale, por shumë të rëndësishme në udhëtim te West Bromwich Albion, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierligë.
Skuadra e menaxherit Arsene Wenger iu rikthye fitores, që do tua zbus presionin pas një periudhe të vështirë përplot me kritika.
Danny Welbeck realizoi golin e vetëm të ndeshjes pas një ore lojë.
Por, edhe vendasit janë shfaqur mjaft të rrezikshëm dhe në një rast qëlluan traversën.