Francë – Shqipëri, asnjë flamur serb në stadium

Të gjitha biletat për ndeshjen miqësore mes Francës dhe Shqipërisë në Rennes janë shitur, kurse në stadium nuk do të lejohet të futet asnjë flamur serb.

Sport

14/11/2014 11:54

Federata e Futbollit të Francës, ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore Francë-Shqipëri.

Miqësorja luhet sonte duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin e Rennes.

Ndërkohë bëhet me dije se forcat e sigurisë nuk do të lejojnë që në stadium të futet asnjë flamur serb, kjo natyrisht për të mos krijuar tensione më shumë pas 14 tetorit.

Frika se tifozët shqiptarë mund ta djegin në shenjë proteste ka bërë që francezët të marrin një vendim të tillë për të ndalur çdo incident të mundshëm, i cili do të sillte acarim të mëtejshëm në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.