Shqipëria me 4-5-1 ndaj Francës

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi është përcaktuar për formacionin 4-5-1 për ballafaqimin miqësor kundër Francës të premten.

Sport

13/11/2014 23:08

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi do të përdorë skemën 4-5-1 për ballafaqimin miqësor kundër Francës të premten.

Strategu italian do t’i qëndrojë besnik formacionit me të cilin ka zhvilluar ballafaqimet e deritashme në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, raporton “Supersport”.  

Me Berishën në portë, Hysajn e Agollin të hapur nga krahët, Canën, Mavrajn në qendër të mbrojtjes, e Roshin, Kukelin, Abrashin, Memushajn dhe Lenjanin përpara tyre, ndërsa në sulm do të rreshtohet nga minuta e parë Sokol Cikalleshi.

Një 4-5-1, deri diku i ekuilibruar, pasi në fakt ndaj një skuadre si Franca, që ka një potencial të madh përpara, gjëja më e rëndësishme është të mos humbësh ekuilibrat.