Kushtetuesja refuzon kërkesën e Avokatit të Popullit rreth dekretit të Presidentes
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e Avokatit të Popullit, lidhur me dekretin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, “për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

Lajme
Presidentja Jahjaga kishte dekretuar më 31 gusht të këtij viti “konfirmimin e mandatit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, pas letërkëmbimit të presidentes me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baroneshës Catherine Ashton.
Më 9 tetor, Avokati i Popullit ka kërkuar përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, të pezullojë dekretin e presidentes, por pas shqyrtimit, kërkesa është konsideruar e papranueshme dhe wshtw refuzuar kërkesa pwr masw tw pwrkohshme.
Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, mund ta lexoni të plotë në linkun e kësaj gjykate. http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KO155-14_SHQ.pdf