Liderët e Bllokut dhe PDK-së, nuk do të takohen as sot

Përfaqësuesit e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, kanë vendosur që të mos takohen me PDK-në. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas një takimi që pati sot në orët e mesditës me partnerin e tij nga Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj.

Lajme

07/11/2014 12:50

Ndonëse është pritur shumë që të ketë sot një takim në mes të dy palëve, kjo duket e pamundshme, për aq sa varet vetëm nga Blloku.

Me këtë deklaratë, Mustafa ka shuar pritjet e opinionit që dita e premte të jetë vendimtare në gjetjen e një zgjidhje, për tejkalimin e krizës politike. (lajmi.net)