‘Ronaldo lojtari më i mirë në botë’

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është i bindur se superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë për momentin.

Sport

03/11/2014 20:34

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se Cristiano Ronaldo momentalisht është lojtari më i mirë në botë, duke u bazuar në formën që është duke kaluar ai.

“Ronaldo për momentin është lojtari më i mirë në botë”, tha Rodgers për reporterët.

“Sidoqoftë, ata kanë lojtarë tjerë shumë të fort si Benzema, Isco, Modric dhe Toni Kroos”.

“Ai është katalizatori i skuadrës dhe të shpresojmë se nuk do të shënojë shumë gola në ndeshjen e nesërme”, përfundoi Rodgers.