Zhduket një pacient nga Enti Special në Shtime

Një pacient i Entit Special në Shtime është zhdukur. Ai është raportuar i zhdukur nga një infermier, sipas të cilit pacienti është larguar nga Enti dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar. “Shtime 01.05.2024-05:20. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit…

Lajme

02/05/2024 09:42

Një pacient i Entit Special në Shtime është zhdukur.

Ai është raportuar i zhdukur nga një infermier, sipas të cilit pacienti është larguar nga Enti dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Shtime 01.05.2024-05:20. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për ven ndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.