Rodgers frikëson kundërshtarët
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka thënë se skuadra e tij do të përmirësohet edhe më shumë gjatë ndeshjeve të ardhshme, duke shtuar se është i kënaqur me fitoren ndaj WBA.
Sport
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër WBA-s.
“Ishte një performancë e mençur nga lojtarët e mi. Sidoqoftë, shpejtësia e lojës sonë, lëvizjet dhe intensiteti do të përmirësohen shumë në vazhdim”.
“Ne jemi duke shikuar për përmirësim, ndërsa teksa po e bëjmë këtë gjë është e rëndësishme që të gjejmë rrugën drejt fitores”.
“Lojtarët kanë një karakter të mrekullueshëm. Sot ishte një fitore shumë e rëndësishme për neve”, përfundoi Rodgers.