City, gati ofertën për Ramos
Manchester City besohet se ka bërë gati ofertën për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.
Sport
Skuadra angleze, Manchester City është duke shikuar që të sigurojë shërbimet e super-mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos.
El Chiringuito raporton se skuadra angleze është e gatshmë ti ofrojë Ramosit një pagë prej 10 milionë euro për një sezon.
Kontrata e mbrojtësit spanjoll me Real Madridin përfundon në verën e vitit 2017, ndërsa e ardhmja e tij është ende e pasigurtë te Los Blancos.
Ramos ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së Real Madridit gjatë sezoneve të fundit.