Ancelotti ndryshon taktikat
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pritet që në ndeshjen e ardhshme të futet me një formacion pak më ndryshe se herave tjera.
Sport
Trajneri italian pritet që t’ia ndërrojë vendin anësorit të skuadrës, Gareth Bale i cili mund të startojë në takimin e ardhshëm në mesfushë.
Në anën e majtë pritet të jetë James Rodriguez, ndërsa Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari, i cili nuk do të ndërrojë fare vendin e tij.
Bale tashmë ka më shumë mundësi për ta treguar vetën e tij, pasi në mesfushë do të ketë më shumë mundësi për goditje, driblime dhe pasime magjike.
E gjitha kjo ndodhi pas largimit të argjentinasit, Angel Di Maria në drejtim të Real Madridit.