Mariah Carey dhe Nick Cannon drejt divorcit
Pas 6 vitesh martesë, diva e muzikës Mariah Carey duket se do t’i japë fund martesës me burrin Nick Cannon.

ShowBiz
Mariah dhe Cannon duket se nuk janë më çifti i bukur dhe i dashuruar siç janë paraqitur këto 6 vite.
Ata kanë fëmijët bineq 3 vjeçarë bashkë dhe gjithmonë janë dukur të lumtur bashkë si një familje e bukur, por duket se kjo është ftohur tani.
Mariah dhe Nick nuk po jeotjnë bashkë shumicën e këtij viti dhe Carey thuhet se po takohet fshehtas me avokatët për të përgatitur dokumentet e divorcit dhe për tëë ndarë gjithë pasurinë e përbashkët që kanë.
Burimet thonë se ata nuk i besojnë aspak njëri-tjetrit dhe nuk po kalojnë mirë në praninë e njëri-tjetrit, por po mundohen për fëmijët që gjithçka të përfundojë mirë.