Mourinho sulmon Wengerin
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho e ka filluar edicionin e ri në Premierligë duke sulmuar rivalin e tij nga Arsenal, Arsene Wenger dhe periudhën e gjatë që francezi e kaloi pa fituar titull me skuadrën e tij.
Sport
Jose Mourinho e ka filluar sezonin e ri me një sulm ndaj rivalit të tij nga Arsenal, Arsene Wenger, duke mbrojtur paraqitjen e Chelseas në edicionin e shkuar.
I vetëshpalluri ‘Special One’ nuk ka fituar asnjë trofe në dy vitet e fundit edhe pse arriti dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe hyri në treshe në Premierligë dhe La Ligë.
Por, ai ka pësuar rënie në dallim me rezultatet e jashtëzakonshme gjatë periudhës 2002-2012.
Derisa Chelsea është në mesin e favoriteve për të fituar titullin në Premierligë, i pyetur nëse e ndjen veten nën presion, Mourinho tha: “Pse? Dikujt i nevojiten 10 vjet për të fituar diçka. Unë kam vetëm dy?”.