Di Maria në PSG?
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka pranuar se skuadra e tij mund të bëjë përforcime të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës duke shtuar spekulimet rreth ringjalljes së interesimit për yllin e Real Madridit, Angel di Maria.
Sport
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka shtuar spekulimet se kampioni i Ligue 1 ka ringjallur interesimin për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel di Maria.
Edhe pse pronari i klubit, Nasser Al-Khelaifi së fundmi përjashtoi mundësinë e blerje së reprezentuesit argjentinas për shkak të çmimit të tij të lartë, Blanc ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e angazhimit të përforcimeve të reja në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.
“Nëse skuadra ime mbetet si kjo që kam taku, do të jem shumë i lumtur”, deklaroi Blanc për mediat franceze.
“Mirëpo, afati kalimtar vazhdon të jetë i hapur dhe jo gjithmonë gjërat mbeten ashtu siç janë tani. Nëse ndonjë futbollist vendos të largohet, do të vjen dikush tjetër”, u shpreh ai.
mund të jetë Di Maria?