Zyrtare: Drogba rikthehet te Chelsea

Sulmuesi tashmë legjendar i Chelseat, Didier Drogba ka vendosur që të rikthehet përsëri në 'shtëpinë' e tij, pas largimit nga Stamford Bridge dy vite më parë.

Sport

25/07/2014 20:03

Sulmuesi 36 vjeçar është larguar nga Stamford Bridge në vitin 2012, pas triumfit historik në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich midis Allianz Arenas.

“Rikthimi te Chelsea ishte një vendim shumë i lehtë për mua”.

“Unë nuk kam mundur të refuzojë mundësinë e të punuarit me Mourinhon përsëri. Çdokush e di se unë kam me të një marrëdhënie speciale dhe gjithashtu me klubin e Chelseas”.

“Dëshira ime për të fituar është përsëri e njëjtë. Unë jam duke i shikuar mundësitë për të ndihmuar këtë skuadër”, ishin fjalët e Drogbas pas rikthimit te Chelsea.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka shënuar 157 gola në 341 paraqitje me fanellën e Bluve të Londrës duke fituar tre tituj të Premier Ligës, katër të FA Cup, dy Kupa të Ligës dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.